spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:31
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës konfiskon 59 mijë euro në Leposaviq

Policia e Kosovës konfiskon 59 mijë euro në Leposaviq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 59 mijë euro para të padeklaruara gjatë një kontrolli në automjetin e një burri, i cili dyshohet për shpëlarje të parave.

Policia, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se me vendim të prokurorit të rastit, shuma e parave është sekuestruar përkohësisht deri në verifikimin e burimit të tyre.

- Advertisement -

Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar edhe dokumente të tjera, përfshirë certifikatën e biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), certifikatën e biznesit nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), si dhe raportin ditor fiskal (Z-raportin), të cilat do të analizohen si prova në procedurë.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat