Banorja e BBVIP Kosova 4, Benita Zena, ka lënë të kuptohet se ka një lidhje jashtë.
Ajo tha se e do akoma, gjersa shtoi se nuk e di nëse po e përcjell pasi ka bërë disa lojëra të këqija.
“Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askushi”, u shpreh gjatë bisedës me Klodin dhe Elijonën.
Megjithatë, Benita thekson se që një vit nuk ka pasur kontakte me të për shkak të disa polemikave.
“Pesë vite kam qenë me të, mandej dy vitet e fundit kur ke besim, ai është ekstrem xheloz”, tha mes tjerash, duke shtuar se ai i kërkoi që të mos hynte në Big Brother, edhe pse Benita nuk e konsideroi një gjë të tillë.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim në këtë format apo jashtë shtëpisë.



