spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
12:48
HomeKulturëMuzeu i Artit Mesjetar, 21 ikona në restaurim

Muzeu i Artit Mesjetar, 21 ikona në restaurim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Laboratori i Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë futi në proces restaurimi dhe konsolidimi 21 ikona, gjatë vitit 2025.

Njëkohësisht u dezifektuan rreth 470 ikona dhe objekte të tjera muzeale si dhe u krye fotografimi me cilësi maksimale i 730 objekteve muzeale dhe me sistemin RTI u fotografuan 3 objekte.

- Advertisement -

Një aktivitet i rëndësishëm ishte ekspozita “ Një rrugëtim mbi artin hyjnor”, ku u  ekspozuan 39 ikona dhe objekte të tjera muzeale.

MKAM, në kuadër të 45-vjetorit të çeljes së tij organizoi aktivitetin në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Korçë, ku midis të ftuarve të shumtë, ishte edhe arkitekti dhe nismëtari i MKAM, Pirro Thomo.

- Advertisement -

U botua një përmbledhje e të gjithë aktivitetit të MKAM, prej vendosjes me ligj të çeljes së muzeut dhe deri në ditët tona. Gjithashtu u realizua dokumentari “45 vjet MKAM”.

Disa ekspozita të tjera të rëndësishme ishin: ekspozita “Origjina dhe Artizanati” mbi punimin e argjendit dhe metalit, ekspozita“ Botime Religjoze ndër shekuj” në kuadër të programit “Mes Trashëgimisë kulturore dhe Artit”, ku u shfaqën për herë të parë botimet religjioze të shekujve 17-20.

Mes shumë aktivitetesh të tjera të MKAM, veçojmë edhe koncertin e muzikës antike mesdhetare “Vox baroque”. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat