Një person është plagosur sot në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova tha se ai fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK – Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK, Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, tha Rugova.



