spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
17:20
HomeSiguriaUshtriaKomandanti i FSK-së viziton SHBA-në për takime zyrtare

Komandanti i FSK-së viziton SHBA-në për takime zyrtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po realizon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gjenerallejtënant Jashari mori pjesë në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, ku vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin dhe falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Sipas një njoftimi në Facebook, pjesë e agjendës zyrtare ishte edhe vizita në shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve në Iowa. Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së u njoh me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në mbështetje të veteranëve.

Në përfundim të vizitës, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë amerikane që kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, veçanërisht për ata që kanë shërbyer në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat