spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
13:48
HomeSiguriaPoliciaAksident në dalje të Gjakovës, vdes 81-vjeçari

Aksident në dalje të Gjakovës, vdes 81-vjeçari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës. Këtë e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën “Dah Polloshka” në drejtim Gjakovë–Prizren. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha ajo.

- Advertisement -

Krasniqi ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjorë”, tha Krasniqi

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat