spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
13:48
HomeSiguriaPolicia46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka regjistruar 46 aksidente trafiku, prej të cilave 19 me të lënduar. Në të njëjtën periudhë janë shqiptuar mbi 2,000 tiketa trafiku dhe janë arrestuar 13 persona.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë periudhës së raportuar nuk janë regjistruar aksidente trafiku me fatalitet. Janë raportuar gjithsej 19 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.

- Advertisement -

Policia ka shqiptuar gjithsej 2,062 tiketa trafiku, ndërkohë që 13 persona janë arrestuar dhe 12 janë në mbajtje. Nuk ka persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.

Autoritetet apelojnë tek qytetarët për respektimin e rregullave të trafikut për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur sigurinë rrugore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat