HomeKulturëKurti: Reka është një dëshmitar i qetë dhe i thellë i kohës...

Kurti: Reka është një dëshmitar i qetë dhe i thellë i kohës sonë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar fotografin Hazir Reka i cili ka dokumentuar ngjarje të ndryshme të vendit nëpërmjet aparatit të tij.

Kurti e quajti Rekën dëshmitar i qetë dhe i thellë i kohës sonë.

- Advertisement -

“Fotografia e tij është kujtesë publike që reziston me estetikë dhe akt i ndërgjegjes që përgjigjet me qytetari. Duke regjistruar atë që sheh na sjell e rikthen të gjithëve në vendin ku janë shkrepur fotografitë. Familjarizimi që bën është edukim që na bëhet. Haziri pret për atë që është – ndoshta, porsi historia e heshtur që pret dëshmitarët si Haziri”, shkroi mes tjerash ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Hazir Reka është një dëshmitar i qetë dhe i thellë i kohës sonë. Përmes fotografisë, ai ka ruajtur tensione të ngjarjeve, pesha të gjendjeve, fytyra të papara, ku pritja bashkon ankthin me shpresën, kurse dinjiteti ndan dhimbjen nga frika. Ai dokumentoi guxim dhe krenari, vuajtje dhe rreziqe, që populli ynë i përjetoi përgjatë tri dekadave. Veprat e produktet, mjetet e aparatet e tij, po i arkivon dhe ekspozon në studion e tij të veçantë në fshatin e lindjes Nerodime të Ferizajt, në një ambient aq të këndshëm e përplot bukuri.

Fotografia e tij është kujtesë publike që reziston me estetikë dhe akt i ndërgjegjes që përgjigjet me qytetari. Duke regjistruar atë që sheh na sjell e rikthen të gjithëve në vendin ku janë shkrepur fotografitë. Familjarizimi që bën është edukim që na bëhet. Haziri pret për atë që është – ndoshta, porsi historia e heshtur që pret dëshmitarët si Haziri.

E falënderoj përzemërsisht bashkë me familjen e tij për mikpritjen e ngrohtë, për kohën, respektin dhe bujarinë që na dhuruan. I uroj shëndet, frymëzim dhe suksese të mëtejshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat