spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
04:03
HomeRajoniSerbiaKamberi thotë se Lugina është në agjendën amerikane

Kamberi thotë se Lugina është në agjendën amerikane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është nisur drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook bëri me dije se pas miratimit të rezolutës për të drejtat e shqiptarëve, Lugina ka hyrë në vëmendjen institucionale të Amerikës.

- Advertisement -

“Po nisem drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas miratimit të H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar mes tjerash Kamberi.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Nga Istambull drejt Washingtonit, Lugina në agjendën amerikane

Po nisem drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas miratimit të H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara.

Në Uashington do të angazhohemi drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit, Kongresin Amerikan në takime që formësohet qasja amerikane ndaj Luginës.

Mesazhi është i qartë: diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike- është çështje e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë.

Një falënderim i veçantë për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe DioGuardi, për Albanians for America, për Gino Mulliqi, për shqiptarët e Teksasit, për Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe për Qeverinë e Kosovës, që po e bëjnë të mundur këtë avokim të përbashkët për të drejtat tona.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat