PRISHTINË – Lufta e ftohtë mes Xheneta Fetahut dhe Leonora Jakupit sapo ka kaluar në një nivel tjetër. Ish-finalistja e BBVK3 ka publikuar një video që po bën xhiron e rrjetit, ku shfaqet duke kënduar vargjet e fuqishme të Getoar Selimit: “Ta bëj rrafsh kur je gabim – unë jam shteti, kjo ka me të dal!“
Ndonëse nuk ka përmendur emra, ndjekësit janë të bindur se ky është një mesazh i qartë për këngëtaren Leonora Jakupi. Kjo e fundit, kohë më parë, kishte bërë komente që u interpretuan si kritika ndaj Xhenetës dhe stilit të saj të jetesës. Me zgjedhjen e kësaj kënge, Xheneta duket se po i thotë Leonorës (dhe të gjithë kritikëve) se ajo është “autoriteti” i ri në rrjetet sociale dhe se nuk e ka ndërmend të tërhiqet.
Mesazhi “unë jam shteti“ përcjell një ndjenjë dominance, duke treguar se Xheneta ndihet më e fuqishme se kurrë pas ndërhyrjes së saj dhe vëmendjes masive që po merr. Ndërsa Leonora përfaqëson “shkollën e vjetër” të estradës, Xheneta po tregon se në “shtetin” e TikTok-ut, rregullat i vendos ajo.



