spot_img
E hënë, 9 Shkurt, 2026
01:15
HomeSiguriaPoliciaTrafikim armësh nga Kosova drejt Tiranës, arrestohet 27-vjeçari

Trafikim armësh nga Kosova drejt Tiranës, arrestohet 27-vjeçari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë. Gjatë operacionit policor të koduar “Barriera”, u sekuestruan 12 pistoleta Glock me municion luftarak dhe u arrestua një 27 vjeçar nga Kosova.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua pas disa javë hetimesh me metoda proaktive, në bashkëpunim mes specialistëve të Komisariatit Nr. 4, Forcës Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

- Advertisement -

“Në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, policia lokalizoi automjetin tip “Volkswagen” të drejtuar nga i riu dhe ndërhyri duke e ndaluar. Gjatë kontrollit, nën kofanon e mjetit u gjetën 10 pistoleta Glock, ndërsa në vijim u sekuestruan edhe 2 armë të tjera, duke e çuar totalin në 12”, thuhet në njoftim.

Hetimet kanë zbuluar se armët do të shiteshin në zonën e Freskut. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat