spot_img
E martë, 10 Shkurt, 2026
05:01
HomeKosovaDrejtësiaNisin deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët

Nisin deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka nisur seanca ku do të prezantohen deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Të pranishëm në sallën e gjyqit janë të katër të akuzuarit.

- Advertisement -

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

- Advertisement -

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit. /REL

Në Speciale, nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimtare për gjykim

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat