spot_img
E martë, 10 Shkurt, 2026
03:10
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria në Hagë kërkon nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët...

Prokuroria në Hagë kërkon nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria në Hagë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë paraqitjes së fjalëve përfundimtare në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre.

Kërkesa u bë nga kryeprokurorja Kimberly West, e cila theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që vendimi të jetë individual për secilin nga të akuzuarit, e jo ndaj strukturave të përgjithshme të UÇK-së.

- Advertisement -

“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, ka thënë West.

Nisin deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat