Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pasi sot ka nisur faza përmbyllëse e procesit gjyqësor në Hagë, duke thënë se për më shumë se pesë vjet janë rrëzuar një nga një të gjitha akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Tashmë pritet që drejtësia, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar”, ka theksuar Hamza, duke shtuar se ekziston bindje e plotë në pafajësinë e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ai ka nënvizuar se ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por edhe një provë të rëndësishme të ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës dhe drejtësisë.
Postimi i plotë:
Sot nisi faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë. Për më shumë se pesë vjet, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë, qëndruan me dinjitet dhe argumente të fuqishme, duke rrëzuar akuzat një nga një.
Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar. Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës.
Kosova beson! Liri për çlirimtarët!
Marshi i 17 shkurtit, Haradinaj: Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri



