Eliminimi i Labinot Rexhës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka marrë përmasa ligjore.
Përmes një reagimi të ashpër publik, këngëtari ka akuzuar produksionin për mungesë transparence dhe ka lëshuar një ultimatum të prerë: Nëse deri të hënën në ora 16:00 nuk publikohen votat reale, ai do të ndjekë rrugët ligjore deri në instancat ndërkombëtare.
Rexha pretendon se zotëron prova për mbi 60,000 vota të marra brenda një nate dhe e cilëson të papranueshëm raundin e dytë të votimit me vetëm 5 vota për person.



