spot_img
E enjte, 19 Shkurt, 2026
02:39
HomeKulturëBardhyl Londo, poeti i vargjeve frymëzuese

Bardhyl Londo, poeti i vargjeve frymëzuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Katër vite më parë u nda nga jeta Bardhyl Londo.

Poeti i njohur shqiptar ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë, në moshën 74 vjeçare.

- Advertisement -

Ai është autor i katërmbëdhjetë vëllimeve poetike dhe prozash, botimin e të cilëve e nisi afro 50 vjet më parë. Londo la pas një pasuri të madhe letrare.

Lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për “Gjuhë dhe letërsi” në Universitetin e Tiranës. Krijimtaria e tij përmban edhe punime si përkthyes dhe redaktor.

- Advertisement -

Mes veprave të tij veçohen: “Krisma dhe trëndafila”, “Hap po deshe kalendarin”, “Hapa në rrugë”, “Emrin e ka dashuri”, “Si ta qetësoj detin”, “Vetëm Itaka”, “Ditë njerëzore”,  “Kur perënditë ndaluan vetëvrasjen”, “Eksodi i yjeve”, si dhe ato të shekullit të ri “Shenjtor dhe djall”, “Shën Shiu”, “Fluturimi i korbave, “Jeta që na dhanë” dhe “Prill i hidhur”.

Londo ishte i pranishëm rregullisht në shtypin letrar “Zëri i Rinisë”, revistën “Nëntori” dhe në te përjavshmen “Drita”, ku ishte edhe kryeredaktor për shumë vite.

Në fillim të viteve `90, Londo ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe më pas punoi në institucione të kulturës. Londo vlerësohet nga kritika letrare si një prej krijuesve lirikë më të spikatur në periudhën midis fundit të diktaturës dhe fillimit të demokracisë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat