spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
04:42
HomeKosovaDrejtësiaAksion në Prizren: Katër instruktorë të poligonit “Dreni” nën masa ndalimi

Aksion në Prizren: Katër instruktorë të poligonit “Dreni” nën masa ndalimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë ndaluar katër persona, dhe se të njëjtit, dyshohen për veprën penale Falsifikim i dokumentit zyrtar.

Të dyshuari, me inicialet S.B,  R.M,  H.N,  dhe B.G,  janë ndaluar për 48 orë. Të njëjtit janë të angazhuar si punëtorë-instruktor të poligonit të Drenit në Prizren.

- Advertisement -

“Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve  në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Prokuroria ndalon katër punëtorë- instruktorë të poligonit të Drenit, dyshohen për veprën penale Falsifikim i dokumentit zyrtar

Prishtinë, 25 shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë  njofton opinionin publik  se Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet  S.B., R.M., H.N. dhe B.G., të cilët janë të angazhuar si punëtorë-instruktor të poligonit të Drenit në Prizren.

Më konkretisht, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 i KPRK-së. Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve  në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat