spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
14:37
HomeRajoniShqipëriaRama takon sot Begajn, i dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri

Rama takon sot Begajn, i dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet sot me presidentin Bajram Begaj për t’i dorëzuar ndryshimet e propozuara në qeveri.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Presidenti ka 7 ditë kohë për të dekretuar ndryshimet, të cilat më pas duhet të miratohen edhe nga parlamenti.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka riformatuar qeverinë pak muaj pas nisjes së mandatit të tij të tretë, pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.

Në ndryshimet kryesore:

- Advertisement -
  1. Albana Koçiu zëvendëson Ballukun si zv/kryeministre, ndërsa portofoli i Energjisë dhe Infrastrukturës i besohet Enea Karakaçi, ish-drejtor i OSHEE-së.
  2. Besfort Lamallari merr Ministrinë e Brendshme pas largimit të Koçiut, ndërsa drejtësinë drejton tani Toni Gogu.
  3. Në Ministrinë e Jashtme rikthehet Ferit Hoxha, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
  4. Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, në vend të Pirro Vëngut dhe Eriona Ismaili, deputetja më e re e Vlorës, merr postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në total, katër ministra të rinj hyjnë në qeveri, ndërsa tre largohen, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu. Lëvizjet e fundit u njoftuan pas një mbledhjeje maratonë në Pallatin e Brigadave.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat