spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
14:42
HomeKosovaSkandal në MPJD: Fotografia e Hashim Thaçit hidhet në mbeturina

Skandal në MPJD: Fotografia e Hashim Thaçit hidhet në mbeturina

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

  • Një incident i rëndë është raportuar brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ku fotografia zyrtare e ish-Presidentit dhe ish-Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, është gjetur e hedhur në mbeturina.

  • Ky veprim konsiderohet si shkelje e hapur e rregullave të protokollit të shtetit, të cilat parashohin ruajtjen dhe vendosjen e fotografive të krerëve shtetërorë në hapësirat institucionale, pavarësisht bindjeve politike aktuale.

    - Advertisement -
  • Burime brenda Ministrisë thonë se ky akt nuk ishte aksident, por një lëvizje e qëllimshme për të “pastruar” objektin nga figurat e ish-pushteteve, gjë që ka tensionuar stafin dhe ka nxitur kritika për degradim institucional.

  • Derisa Thaçi ndodhet në Hagë, trajtimi i imazhit të tij në këtë formë brenda institucionit që ai dikur e ka drejtuar, po shihet si një pikë e re e ulët e kulturës politike në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat