spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
22:20
HomeRajoniShqipëriaMeta: Nuk e kam fshehur pasurinë, kam bërë jetë të thjeshtë

Meta: Nuk e kam fshehur pasurinë, kam bërë jetë të thjeshtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, Meta i cili është nën akuzë nga SPAK, ka folur për shpenzimet e tij duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri.

- Advertisement -

“Kam bërë jetë të thjeshtë, jo jetë luksi. Nuk kam pirë verë as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me charter”, ka deklaruar ish-presidenti në seancë.

Seanca paraprake vazhdon, ndërsa më herët para mediave duke hyrë ish deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se sot ka zhvillime. Ajo dha një prononcim për gazetarët ku tha: “Prokuroria në 80% të akuzës që pati tha që i kemi perceptime dhe indicie. E vetmja gjë që i kërkuam, edhe gjykata në fakt i bëri disa pyetje prokurorëve sa i përket CEZ-DIA, ideja është që si mund të ngresh një akuzë për korrupsion kur nuk e ke veprën e korrupsionit. Zoti Meta është shumë raconal në kërkesa e tij, pavarësisht këndvështrimeve që kemi sa i përket gjithë procesit. Zoti Meta rezulton të mos ketë asnjë firmë”. /TCh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat