Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se subjekti i saj po bën përpjekje maksimale për një president konsensual, duke konfirmuar se aktualisht Vjosa Osmani nuk e gëzon mbështetjen e nevojshme prej 80 deputetëve.
Nagavci theksoi se LVV nuk ka asnjë “hatërmbetje” ndaj Osmanit, por realiteti numerik në Kuvend, përfshirë refuzimin e PDK-së dhe një pjese të LDK-së, e bën të pamundur rizgjedhjen e saj.
Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme të japë nënshkrimet e nevojshme për çdo kandidat konsensual që mund të vijë nga radhët e opozitës, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
A do të pranojnë partitë opozitare këtë ofertë të hapur të LVV-së për të zhbllokuar procesin, apo vendi do të mbetet peng i mungesës së kuorumit prej 80 votash???



