Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së kanë nisur një takim emergjent pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha Kuvendit 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke rrëzuar dekretin e Vjosa Osmanit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se subjekti i tij e respekton vendimin e gjykatës, por ka mohuar të ketë marrë ndonjë ftesë zyrtare nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar zgjidhjen e krizës.
Aktgjykimi sqaron se nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të ri prej 34 ditësh, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi duhet të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh.
Ndërsa LVV bën thirrje për reflektim dhe LDK kërkon qartësi pa imponime, a do të arrijë klasa politike një konsensus në kohë record apo do të përballemi me një bllokadë të re kushtetuese



