spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
13:36
HomeKulturëShowBizAmir Rrahmani zyrtarizon lidhjen me Drita Stubllën: Çifti nis bashkëjetesën në Napoli

Amir Rrahmani zyrtarizon lidhjen me Drita Stubllën: Çifti nis bashkëjetesën në Napoli

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe ylli i Napolit, Amir Rrahmani, ka konfirmuar më në fund lidhjen e tij me modelen e njohur, Drita Stublla. Pas muajsh spekulimesh dhe fotosh nga paparacët, çifti ka publikuar imazhet e para së bashku, duke zyrtarizuar romancën e tyre.

Dyshimet për një lidhje mes dyshes kishin nisur kohë më parë, kur ata u fotografuan rrugëve të Napolit duke ecur dorë për dore. Megjithëse deri tani kishin preferuar të qëndronin diskretë, pamjet e fundit në rrjetet sociale nuk lënë më vend për dyshime. Raportohet se modelja tashmë është zhvendosur në Itali, ku çifti ka nisur bashkëjetesën.

- Advertisement -

Ekuilibri mes karrierës dhe jetës private Rrahmani, i cili konsiderohet si një nga shtyllat e mbrojtjes te Napoli në Serie A, duket se ka gjetur qetësinë edhe në jetën private. Edhe pse komentet në rrjetet sociale janë të shumta, shpesh edhe ngacmuese, çifti ka zgjedhur t’i injorojë ato për të shijuar lidhjen e tyre që, sipas burimeve, ka nisur prej më shumë se një viti.

E kaluara dhe kapitujt e rinj Drita Stublla, e njohur për aktivitetin e saj në botën e modës, më parë është përfolur për një lidhje me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin. Megjithatë, ajo i kishte mohuar ato zëra duke thënë se „nuk mund të përfundosh diçka që nuk ka nisur kurrë“.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Amir Rrahmani ka lënë pas lidhjen e tij të konsoliduar me këngëtaren Era Istrefi. Pas ndarjes që ndodhi në qetësi të plotë dhe fshirjes së çdo gjurme në „Instagram“, futbollisti duket plotësisht i fokusuar në kapitullin e ri me Dritën.

Aktualisht, dyshja po shijon romancën në qytetin e Napolit, duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar të mediave rozë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat