spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
18:08
HomeLajmePërplasja për grantet, Paris Guri "gozhdon" Faton Pecin: E kam ditur që...

Përplasja për grantet, Paris Guri “gozhdon” Faton Pecin: E kam ditur që është hajn, por që s’di të lexojë e kuptova sot

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër pasi ish-ministri i Bujqësisë, aktualisht kryetar i Mitrovicës, Faton Peci, publikoi një vendim të Prokurorisë duke pretenduar se është hedhur poshtë kallëzimi penal ndaj tij për rastin e granteve.

Pretendimet e Pecit u hodhën poshtë menjëherë nga Prokuroria Speciale, e cila sqaroi se kallëzimi i hedhur kishte të bënte vetëm me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve zyrtare dhe jo me hetimet që po vazhdojnë për keqpërdorimet e granteve në bujqësi.

- Advertisement -

Pas këtij sqarimi institucional, Guri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Pecit, duke e cilësuar veprimin e tij si tentativë për të mashtruar opinionin.

“Që Faton Peci është hajn, këtë e kam ditur moti, por që paska probleme edhe me leximin e kuptova tani pas reagimit të Prokurorisë”, ka shkruar Guri.

- Advertisement -

Sipas zyrtarit të LDK-së, përpjekja e Pecit për ta paraqitur veten si të pafajshëm në rastin e granteve përmes një dokumenti që flet për një çështje tjetër, tregon dëshpërimin e tij përballë drejtësisë. Ky reagim vjen në një kohë kur Prokuroria Speciale konfirmoi se hetimet për miliona eurot e ndara në formë grantesh po vazhdojnë me intensitet të plotë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat