spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
14:00
HomeLajme18 vjet nga miratimi i Kushtetutës: Përparim Rama e cilëson si moment...

18 vjet nga miratimi i Kushtetutës: Përparim Rama e cilëson si moment reflektimi mbi rrugëtimin drejt lirisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot mbushen plot 18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Akti më i lartë juridik i vendit u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi zyrtarisht më 15 qershor të po atij viti.

Me rastin e këtij përvjetori jubilar, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se kjo ditë shënon një kthesë historike për shtetndërtimin e Kosovës. Sipas tij, Kushtetuta është dëshmia e pjekurisë sonë politike dhe demokratike.

- Advertisement -

“Këtë ditë e përkujtojmë si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik, duke nderuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave që e bënë të mundur këtë realitet”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës shtoi se respektimi i parimeve kushtetuese është rruga e vetme drejt një shoqërie të barabartë dhe progresive, duke bërë thirrje që vlerat e këtij dokumenti të mbrohen me çdo kusht.

- Advertisement -

Kushtetuta e Kosovës e definon vendin si një shtet laik dhe shoqëri multietnike, ku pushteti buron nga qytetarët dhe ushtrohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat