Ish-banorja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka trazuar rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.
Përmes një fotografie të ndarë në “Instastory”, Benita ka shfaqur dy unaza luksoze me diamante, duke lënë vend për pikëpyetje të mëdha te ndjekësit e saj. Veprimi i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ndoshta bukuroshja ka marrë një propozim për fejesë së fundmi.
“Diamante të reja, energjia e njëjtë e mbretëreshës”, ka shkruar ajo përbri imazhit, duke mos dhënë detaje shtesë se nga kush i ka marrë apo nëse bëhet fjalë për një dhuratë simbolike.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Benita kishte pranuar publikisht se ka qenë në një lidhje dashurie disa-vjeçare me këngëtarin e njohur, Endri. Mbetet të shihet nëse ky postim paralajmëron një hap të ri në jetën e saj private apo është thjesht një blerje e radhës për veten.




