spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
16:40
HomeKulturëShowBiz“Ajo i kërkoi të futej në shtrat”, Landi flet për krevatin Selin-Miri

“Ajo i kërkoi të futej në shtrat”, Landi flet për krevatin Selin-Miri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Roland Hysi, i njohur artistikisht si Landi i grupit legjendar „West Side Family”, ishte i ftuari i radhës në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka dhënë një opinion mjaft të prerë mbi një nga temat më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”: marrëdhënien mes Mirit dhe Selinës.

I pyetur pa dorashka nga Meritoni se kush kujt iu afrua në shtrat, Landi nuk ka hezituar, duke u përgjigjur shkurt: “Selina Mirit”. Më tej, ai solli në vëmendje një detaj që, sipas tij, publiku e ka anashkaluar gjatë rrugëtimit të dyshes brenda shtëpisë.

- Advertisement -

“Ajo i ka kërkuar. Ky është një detaj që ndoshta njerëzit e kanë harruar, por është aty. Miri është ai që ka pranuar lojën. Kanë shkuar të dy, të dy u ngritën shumë lart nga kjo dhe nuk mundesh kurrsesi, në asnjë moment, të thuash që ‘unë dua të iki’ dhe të bësh me gisht që ‘ti je i keqi e unë jam e mira”, u shpreh artisti, duke theksuar se përgjegjësia për situatën u takon të dyve.

Mbrojtja e strategjisë së Mirit Gjatë bisedës, Landi theksoi presionin e madh që ka përballuar Miri pas kësaj ngjarjeje, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e tij përballë sulmeve të shumta.

- Advertisement -

“Miri ka mbajtur barrën e krevatit, ka mbajtur barrën e një milion njerëzve që e kanë sulmuar dhe opinionistëve. Në fund u provua që nuk ka ndjenjë, por ka qenë lojë dhe ai e ka vazhduar. Ka pasur edhe dinamika të tjera jashtë krevatit, prandaj ai është i prerë për atë lloj loje dhe e meriton ta fitojë”, shtoi Landi.

Deklarata e artistit ka rikthyer vëmendjen te dinamikat e forta të këtij sezoni, duke vërtetuar se strategjitë e banorëve vazhdojnë të mbeten pika kryesore e debatit edhe jashtë shtëpisë. Tashmë, sytë janë drejtuar nga finalja e madhe e 18 prillit, ku do të vuloset rrugëtimi i banorëve të mbetur.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat