spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:43
HomeKosovaKEK-u thotë se kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme për...

KEK-u thotë se kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme për dimër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se është duke operuar me katër njësi dhe se kanë përfunduar me sukses riparimet e nevojshme për njësitë prodhuese, të cilat ishin planifikuar për vitin 2024.

Sipas njoftimit të KEK-ut, këto aktivitete kanë përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e operimeve.

- Advertisement -

“Këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë prodhuese të KEK-ut, duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Njoftim:
Korporata Energjetike e Kosovës në operim me katër njësi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se aktualisht janë në operim dy njësi të TC Kosova A dhe dy njësi të TC Kosova B. Po ashtu, KEK ka përfunduar me sukses revizionet dhe riparimet e nevojshme për njësitë prodhuese të planifikuara për vitin 2024. Këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë prodhuese të KEK-ut, duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror.

Korporata gjithashtu thekson se, që nga viti 2013, pas shthurjes së sistemit të distribucionit dhe rrjetit, përgjegjësitë e saj janë përqendruar në eksploatimin e thëngjillit dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe termike. Kjo energji termike përdoret për ngrohjen e kryeqytetit përmes sistemit të Termokos-it.

Për sa i përket operimit, KEK zakonisht operon me dy njësi të TC Kosova A dhe dy njësi të TC Kosova B, duke siguruar një kapacitet konstant të prodhimit të energjisë elektrike prej rreth 750 MW/h.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, në raste të ngritjes së konsumit, kjo mbetet përgjegjësi ekskluzive e kompanisë që merret me këtë sektor, sipas licencës përkatëse. Andaj, për çdo kërkesë lidhur me furnizimin dhe ndihmën ndaj konsumatorëve, KEK i sugjeron të gjitha palët të drejtohen te institucionet përgjegjëse për këtë fushë veprimtarie.

Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
Korporata Energjetike e Kosovës

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat