Ikona e muzikës shqipe, Dafina Zeqiri, feston sot ditëlindjen e saj të 36-të. E lindur më 14 prill 1989 në Varberg të Suedisë, Dafina u bë pjesë e tregut muzikor që në moshë të re, duke lënë gjurmë të pashlyeshme dhe duke rrëmbyer çmime të shumta në festivalet e listat më të rëndësishme muzikore.
Në këtë përvjetor, urimin më të veçantë këngëtarja e ka marrë në orët e para të mëngjesit nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji. Përmes një fotografie romantike, ai ka zgjedhur fjalët më të ndjera për ta uruar gruan e tij, të cilën e cilësoi si forcën dhe mbështetjen e tij kryesore.
“Gëzuar ditëlindjen gruas sime të mrekullueshme – gruaja më e fortë, më e ashpër, më punëtore dhe më mbështetëse në botë. Ti qëndron pranë meje në çdo betejë dhe e bën çdo fitore më të ëmbël. Jeta, puna, familja – ti e mban gjithçka me forcë. Jam krenar për ty dhe me fat që eci në jetë me ty pranë meje. Askush si ti. Askush më e fortë. Askush më e mirë. Gëzuar ditëlindjen, mbretëresha ime”, ka shkruar Gjergji në rrjetet sociale.
Kujtojmë që për çiftin ky vit është akoma më i veçantë, pasi ata janë bërë prindër për herë të parë në korrik të vitit 2025. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan.



