Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.



