spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
01:10
HomeKosovaKica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Vjosa Osmanin

Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Vjosa Osmanin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se partia e saj vazhdon të funksionojë si një “shtëpi e hapur politike”.

Kica-Xhelili theksoi se është e informuar për bisedimet e LDK-së me ish-presidenten Vjosa Osmani, por theksoi se asgjë nuk duhet të konsiderohet zyrtare pa një konfirmim publik.

- Advertisement -

“Në politik, partitë qëndrojnë si shtëpi të hapura apo të mbyllura politike. Kjo varet për mënyrën se si funksionojnë ato parti. Ndërkaq LDK-ja vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike”.

“Unë jam plotësisht e informuar për bisedimet që po zhvillohen me ish-presidenten apo presidenten Vjosa Osmani. Sikurse jam e bindur që në momentin që ka diçka zyrtare ajo juve do të iu kumtohet nga kryetari i LDK-së. Derisa një gjë e tillë nuk kumtohet direkt nga ai dhe LDK-ja në platformat e saj zyrtare. Atëherë asgjë nuk është zyrtare, nëse mund ta përmbyll me kaq”, ka thënë Kica-Xhelili në Debat Plus.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat