spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
17:55
HomeKosovaEKSKLUZIVE / Haxhiu: Marrëveshja për presidentin mund të arrihet brenda pak orësh

EKSKLUZIVE / Haxhiu: Marrëveshja për presidentin mund të arrihet brenda pak orësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për arritjen e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi duhet të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Haxhiu ka deklaruar se java në vijim është vendimtare dhe duhet të shfrytëzohet për takime intensive ndërmjet partive politike.

- Advertisement -

“Kjo javë është vendimtare. Uroj që të nisë me takime ndërmjet partive politike… në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh”, theksoi ajo.

Haxhiu ka theksuar se pret angazhim nga të gjitha partitë për të arritur një marrëveshje për emrin e presidentit.

- Advertisement -

“I ftoj që javën që kemi para nesh ta shfrytëzojmë me takime, të cilat uroj të përmbyllen me një konsensus sa i përket emrit të presidentit”, tha ajo.

Ajo ka sqaruar se organizimi i takimeve po bëhet nga kryeministri Albin Kurti, duke theksuar rolin e tij si lider i shumicës parlamentare.

“Takimet po ftohen nga kryeministri Albin Kurti… si dikush që i ka mbi 50 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht 66 me koalicionin”, deklaroi ajo.

Megjithatë, Haxhiu ka lënë të hapur mundësinë që edhe ajo të ndërmarrë iniciativa për takime, nëse kërkohet nga partitë.

“Në qoftë se partitë politike presin ftesa nga unë… natyrisht që unë do t’i ftoj, por nuk kam parë kërkesa”, tha ajo.

Ajo ka theksuar rëndësinë që partitë t’i përgjigjen pozitivisht ftesave ekzistuese për dialog.

“Ajo çka duhet është që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të kryeministrit Kurti… që të kemi një marrëveshje sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka bërë thirrje që të shmangen interesat e ngushta politike dhe të vendoset në plan të parë interesi i qytetarëve.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme… duhet ta kemi parasysh interesin qytetar dhe jo ndonjë interes individual apo grupor”, tha ajo.

Sipas saj, qytetarët nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja në këtë moment.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat