Në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u diskutua për procesin e brendshëm zgjedhor dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.
Sipas AAK-së, mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Po ashtu, në njoftim thuhet se “procesi zgjedhor në nivel dege pritet të përfundojë më 10 maj, për t’u përmbyllur më 24 maj me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të Aleancës”.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës, në të cilën u diskutua për procesin e brendshëm zgjedhor, i cili është në zhvillim e sipër, u vlerësua se ky proces po ecën sipas planifikimit dhe me një përfshirje të gjerë të strukturave të partisë.
Procesi zgjedhor në nivel dege pritet të përfundojë më 10 maj, për t’u përmbyllur më 24 maj me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të Aleancës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend. Mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.



