Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e ka shpallur ditën e premte, 24 prillin si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq sot.
“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar vetë Haxhiu.
Sipas saj, me këtë vendim, shteti shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.




