spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
15:14
HomeEkonomiKEK-u njofton se është tejkaluar me sukses defekti në “Kosova A”

KEK-u njofton se është tejkaluar me sukses defekti në “Kosova A”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KEK ka njoftuar se është tejkaluar me sukses ndërprerja e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A”, e shkaktuar nga ndërprerja në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm.

Në njoftim, shtohet edhe se, janë realizuar të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, duke mundësuar sanimin e plotë të situatës dhe stabilizimin e funksionimit të elektrofiltrave.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Reagim i shpejtë dhe efikas: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton opinionin publik se ndërprerja e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A”, e shkaktuar nga ndërprerja në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, është tejkaluar me sukses.

Falë angazhimit intensiv dhe profesional të stafit teknik, janë realizuar të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, duke mundësuar sanimin e plotë të situatës dhe stabilizimin e funksionimit të elektrofiltrave.

Gjatë gjithë kohës janë zbatuar masa operative dhe parandaluese për mbrojtjen e aseteve dhe për menaxhimin e situatës në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi.

KEK Sh.A. shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe reagimin e shpejtë të stafit të Termocentralit “Kosova A” dhe mbetet e përkushtuar për operim të sigurt, transparent dhe të qëndrueshëm.

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Ndotja e sotme e ambientit nga oxhaqet e KEK-ut, Prokuroria autorizon Policinë për hetime

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat