spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
15:05
HomeKosovaMoti sot me rritje të lehtë të temperaturave

Moti sot me rritje të lehtë të temperaturave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbi vendin tonë sot parashihet një rritje e lehtë e temperaturave maksimale, si pasojë e forcimit të insolacionit dhe vazhdimit të kushteve të qëndrueshme sinoptike.

Vranësirat do të jenë më të theksuara kryesisht në zonat malore, si rezultat i proceseve lokale orografike dhe zhvillimeve të dobëta konvektive gjatë orëve të pasdites.

- Advertisement -

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm, duke reflektuar mungesën e një gradienti të theksuar barik.

- Advertisement -

“Nga aspekti agrometeorologjik, këto kushte janë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, sidomos për proceset e fotosintezës dhe rritjes vegjetative. Megjithatë, temperaturat minimale relativisht të ulëta mund të paraqesin rrezik të lehtë për stres termik në fazat e hershme fenologjike të disa kulturave të ndjeshme, veçanërisht në zonat, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat