spot_img
E martë, 19 Maj, 2026
07:20
HomeKosovaGjendje shqetësuese e lumenjve në Kosovë

Gjendje shqetësuese e lumenjve në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hulumtimet e fundit për lumenjtë në Kosovë nxjerrin një gjendje shqetësuese. Pengesa të tilla, të cilat janë ndërtuar për qëllime ujitjeje, sot nuk e kryejnë atë funksion, por thjesht e pengojnë rrjedhën e lumit.

Studimet tregojnë degradim të lumenjve për shkak të ndotjes dhe ndërhyrjeve të pakontrolluara, që po ndikojnë drejtpërdrejt në ekosistemet ujore.

- Advertisement -

“Pas hulumtimit neve na kanë dal që i kemi 142 diga, do të thotë e kemi gjendjen edhe me shqetësuese se sa ne vet e dimë si qytetarë.  Përveç institucioneve, komunat të cilat e dinë gjendjen si e kanë, por kështu në pellgun e Drinit të bardhë është bërë për herë të parë ky hulumtim, dhe këto të dhëna janë më shqetësuese se sa që e kemi ditur më herët”, tha Krenare Salihu – Drejtoreshë e organizatës mjedisore “Ecopana”.

Sipas ekspertëve, ndërhyrjet njerëzore dhe ndotja e vazhdueshme po e dëmtojnë seriozisht rrjedhën natyrore të lumenjve dhe biodiversitetin ujor.

- Advertisement -

“Ne e kemi atë idenë që në ujëra mund të ndodh gjithçka dhe nuk na prek neve por në fakt çfarëdo intervenimi në lumenjtë na prek drejtpërdrejt neve, sepse ne e përdorim ujin e atij lumi për ujë të pijes, në një mënyrë ose tjetër na kthehet edhe neve”, tha Halil Ibrahimi, profesor universitar, raporton rtk.

“Kur të bëhet ndërtimi fillimisht të bëhet një analizë e projektit, duke i përfshi të gjitha aspektet, në këtë rast edhe aspektin mjedisor, sepse dëmet më të mëdha janë në aspektin mjedisor për shkak të florës dhe faunës në këta lumenj që i kemi”, tha Lavdim Osmanaj – hidrolog dhe profesor universitar.

Ekspertët thonë se pa ndërhyrje të menjëhershme, lumenjtë rrezikojnë të humbin funksionin e tyre jetik dhe biodiversitetin që mbajnë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat