spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:13
HomeKosovaHaradinaj: Nuk kam dashni për PDK e LDK, por duhet të bashkëpunoj...

Haradinaj: Nuk kam dashni për PDK e LDK, por duhet të bashkëpunoj për ta rrëzuar Kurtin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherazi edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, tha se do të punojë me LDK-në dhe PDK-në për ta larguar nga pushteti, kryeministrin Albin Kurti.

“Kush mund ta e ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk është që jam në dashni të madhe as me PDK as me LDK-në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj në fjalën e rastit në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së të UÇK-së në Pejë.

- Advertisement -

“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha tutje ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat