HomeKosovaDrejtësiaVrasja në “Breg të Diellit”, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për një...

Vrasja në “Breg të Diellit”, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për një muaj paraburgim për të dyshuarin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se është vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit A.P, për veprën penale Vrasje e rëndë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet mes tjerash në njoftim.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.P.

Prishtinë, 29 Maj 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit A.P, për veprën penale Vrasje e rëndë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate pasi që, ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengoj në rrjedhën normale të procedurës penale.

Gjykata gjithashtu konsideron se nëse i pandehuri lihen në liri ekziston rreziku që i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, e ndryshuar ose falsifikojë provat e veprës penale apo duke ndikuar në dëshmitarë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat