spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:51
HomeKulturëShowBizSkandal në BBVK 3, kreatorja e njohur akuzon produksionin se ia shqeu...

Skandal në BBVK 3, kreatorja e njohur akuzon produksionin se ia shqeu logot nga veshjet e banorëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreatorja e njohur e modës, Blerina Kllokoqi Rugova, ndau një përvojë të pakëndshme që kishte lidhur me edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Rugova foli hapur për sfidën me të cilën u përball lidhur me markën e saj të njohur, “Bukur”.

- Advertisement -

Ajo tregoi në detaje rreth marrëveshjes paraprake, që kishte arritur me tre prej banorëve të shtëpisë së Big Brother – Gjesti, Arion dhe Besforti – për të dizajnuar veshjet që ata do të vishnin gjatë spektakleve “Prime”.

Blerina përshkroi momentin e papritur kur produksioni i emisionit mori vendimin për të hequr logot e markës së saj nga veshjet.

- Advertisement -

“Ne kemi pasur një marrëveshje paraprake me tre djemtë e Big Brother. Çfarë kam kërkuar unë është që logot të mos hiqen në emision. Për fat të keq, logot më janë hequr në mënyrë të dhunshme nga produksioni, por unë nuk kam dashur t’i lë djemtë në baltë. Edhe kam thënë ‘a din çka, ne nuk do të ndalemi, do ta bëjmë punën tonë deri në fund’”, shprehu Blerina në intervistë.

Ajo vuri në dukje se në veshjet e Arionit dhe Besfortit, veçanërisht në setrat e tyre, ishte vërejtur ndjeshëm që logot ishin hequr me forcë, duke lënë gjurmë të qarta dhe fije të këputura.

Kjo situatë gjithashtu lëkundi reputacionin e markës “Bukur”, të cilën Blerina ka ndërtuar me aq shumë punë dhe pasion.

Megjithatë, Rugova e theksoi se marka e saj është ende e dallueshme për shkak të cilësisë dhe stilit të dizajnit të saj, duke bërë thirrje për respektimin e marrëveshjeve në industri dhe mbrojtjen e identiteteve të markave që përfaqësojnë kreativitetin dhe punën e palodhur të creatorëve.

Ajo shpreson që episode të tilla të mos përsëriten, dhe që artistët të kenë mundësinë për të treguar punën e tyre pa pengesa të tilla.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat