spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:30
HomeShëndetiNjihuni me dietën Suedeze që po i çmend njerëzit

Njihuni me dietën Suedeze që po i çmend njerëzit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kjo dietë është veçanërisht e mirë për ata që e duan mishin dhe bulmetin.

Ata që e kanë provuar thonë se normalizon nivelet e sheqerit në gjak dhe ndihmon për të rënë në peshë. Është shumë e përshtatshme për diabetikët.

- Advertisement -

Dieta suedeze konsiston në konsumim të zvogëluar të karbohidrateve dhe në në sasi të rritura të yndyrës dhe proteinave.

Çfarë është tjetër e mirë në këtë dietë është se nuk keni nevojë të numëroni kaloritë dhe të ndiqni ndonjë afat kohor.

- Advertisement -

Por, nëse doni që kjo dietë të jetë efikase duhet të ndiqni rregullat e saj për çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të hani.

Një anë tjetër pozitive e dietës suedeze është se mund të hani sa herë që jeni të uritur derisa të ngopeni.

Gjëja më e rëndësishme është të mbani larg ushqimet e ndaluar dhe do të humbisni 2.3-4.5 kg në një javë.

Çfarë mund të hani?

– Mish të të gjithë llojeve: viçi, qengji, gjeldeti, derri, mish të kafshëve të gjahut, mish pule. Gjithashtu nuk është i ndaluar as lëkura e mishit të pulës. Nëse mund të gjeni mish organik ose të kafshëve të ushqyer me bar, që më mirë.

Peshq dhe butakë të të gjithë llojeve

– Vezë: vezët organike janë më të mirat. Mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura, në formë omëlete.

– Të gjithë perimet që rriten mbi tokë: lakër, lulelakër, brokoli, lakër Brukseli, shparguj, kungulleshka, patëllxhan, ullinj, spinaq, kërpudha, kastravec, sallatë jeshile, avokado, qepë, speca, domate, etj.

– Produkte natyralë të bulmetit me yndyrë: kos, gjalpë, salcë, djathë kremoz, djathë me shumë yndyrë etj. Mos hani produkte bulmeti të ëmbëlsuar dhe tregoni kujdes ndaj qumështit të rregullt dhe atij që i është hequr yndyra, pasi mund të përmbajë sasi të lartë sheqer qumështi.

– Fara të të gjithë llojeve: fara luledielli dhe kungulli, bajame, lajthi, arra, arra indiane dhe braziliane etj. (brenda kufijve).

Herë pas here mund të hani edhe produktet e mëposhtëm (ata mund të ngadalësojnë pak rënien në peshë).

  • Verë e kuqe ose e bardhë e athtë, usiki, raki dhe vodka.
  • Çokollatë e errët e përbërë nga 70% kakao
  • Evitoni frutat pasi kanë shumë sheqer, megjithatë, mund të hani pak kohë pas kohe dhe sigurohuni që të mos kenë sheqer të shtuar.

Ushqimet që duhen evituar

  • Pijet me gaz, lëngjet e ëmbëlsuar, pastat, sheqernat, kekët, ëmbëlsirat, çokollatat, akulloret, muesli, kifletë, ëmbëlsuesit artificialë etj.
  • Drithërat dhe niseshteja, buka, makaronat, orizi, patatet, patatet e skuqura, pata-tinat dhe bollguri. Produktet me drithëra të plotë nuk janë aq të këqij, por megjithatë duhet të shmangen.
  • Bishtajoret, fasulet dhe thjerrëzat, pasi janë të pasura me karbohidrate. Margarina, birra dhe vajrat e rafinuar.

Duhet të pini

  • Ujë
  • Kafe (është e lejuar ajo me krem me yndyrë të plotë)
  • Çaj (pa ëmbëlsues) (shije)
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat