Banori i shtëpisë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani është rrëfyer si asnjëherë më parë.
Ai tregoi vështirësitë e jetës, luftën me depresionin, jetën familjare, si dhe për dashurinë.
Pas prezantimit të këtij rrëfimi, Mevlani tha diçka që i frikësohet shumë.
“Kam frikë që nëna ime nuk është krenar me mua”, u shpreh Mevlani.
Pas rrëfimit, Mevlani është befasuar nga e dashura.
Aty ajo ia ka konfirmuar se do të bëhet baba për herë të parë.



