Ish-guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee është i nominuar për të qenë ambasador i SHBA-së në Izrael.
“Mike ka qenë një shërbëtor i madh publik, Guvernator dhe Udhëheqës në Besim për shumë vite. Ai e do Izraelin dhe popullin e Izraelit, dhe po ashtu, populli i Izraelit e do atë. Majk do të punojë pa u lodhur për të sjellë paqen në Lindje të Mesme”, tha presidenti i zgjedhur Donald Trump në një deklaratë.
Huckabee, një pastor ungjillor dhe ish-prezantues i Fox News, kandidoi për president në 2008 dhe në 2016.
Vajza e tij, Sarah Huckabee Sanders, shërbeu si sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë në periudhën e qeverisjes së Trump 1 dhe është guvernatorja aktuale e Arkansas.



