850 milionë poseduesit e versionit Windows 10, të cilët nuk po munden ose të paktën nuk kanë bërë ende lëvizjen për të kaluar në Windows 11, po përballen me telashe të shumta në përdorimin e pajisjeve të tyre.
Por, ky problem pritet të marrë fund.
Mirëpo, as ky hap nuk do të jetë i kënaqshëm për shumë përdorues.
Kjo për faktin se Microsoft ka vendosur që një kalim më i lehtë nga versioni 10 në atë 11, do të kushtojë 30 dollarë dhe kjo vlen vetëm për një vit.
Në konfirmimin e vendosjes së përditësimit KB5001716 në kompjuterët Windows 10 dhe Windows 11, Microsoft paralajmëron se “kur të instalohet ky përditësim, Windows mund të përpiqet të shkarkojë dhe instalojë përditësime të veçorive në pajisjen tuaj nëse po afrohet ose ka arritur fundin e mbështetjes për pajisjen tuaj në versionin e Windows të instaluar aktualisht. Përditësimet e veçorive ofrojnë funksionalitet të ri dhe ndihmojnë në mbajtjen e pajisjes tuaj të sigurt”.