spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:31
HomeKosovaDrejtësiaEdhe një serb i arrestuar për sulm ndaj KFOR-it

Edhe një serb i arrestuar për sulm ndaj KFOR-it

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

M.D. i nacionalitetit serb është arrestuar të premten nga Policia pasi dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

- Advertisement -

M.D. është ndaluar për 48 orë.

Dhuna në Zveçan kishte shpërthyer pasi serbët lokalë patën kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

- Advertisement -

Si pasojë e dhunës kishin mbetur të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.

KFOR-i ka thënë më herët se sulmi ndaj ushtarëve të tij ishte kryer “pa asnjë provokim” dhe se ishte “plotësisht i papranueshëm”.

Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet në Zveçan, duke thënë se ato janë kryer nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat