spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:20
HomeKulturëShowBizNga sqarimet e Mevlanit tek reagimi i partneres

Nga sqarimet e Mevlanit tek reagimi i partneres

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mevlan Shaba është vënë para një situate të vështirë nga produksioni.

Atij i është shfaqur reagimi i ish të dashurës së tij Livia.

- Advertisement -

Mevlani ka pranuar se ishte takuar me të pak para se të hynte në Big.

“E kam taku. Ajo ka pas disa gjëra të mija që i kam harru tek shpia e saj në Itali. Ajo është mashtruese, i sajon gjerat. As në lidhje me të e as në ndonjë lidhje tjetër, nuk kam reaguar ndaj tyre”, deklaroi Mevlani.

- Advertisement -

I pyetur mese ka qenë në dijeni partnerja e tashme Ori, ai tha se ajo i di çdo gjë.

“Ne jemi nda në fillim të janarit. Nëse do kishte pasur kthim pas ndarjes ndryshe do ishte, po ajo u lidh me tjetër. Vendimin për ndarjen e morëm bashkë. Isha i bindur që ka me reagu. Ka reagu edhe pas ndarjes. Ajo e ka ditur që e kam një lidhje tjetër dhe ka qenë e informuar me kohë”, deklaroi tutje banori.

Në mbrojtje të Mevlanit doli Milaim Zeka.

“Lidhja ka qene marketing. Nuk ka egërsi e pafytyrësi kur Mevlani e ka grun shtatzanë e po pret një fëmijë”.

“Të jesh personazh publik, paguan disa çmime, ky është një ndër to. I them gruas së Mevlanit të përqëndrohet tek shtatëzania dhe lindja e fëmijës”, ishte porosia e Oltës.

Ndërkohë në pyetjen e moderatorvë se si mund të ndihej partnerja e re, Mevlani tha se i vjen keq për një gjë të tillë.

“Më vjen keq se një njeri që bën trillime e cdo lajm i keq e trillim ndikon. Cka duhet të bëhet lajm diçka që ka mbaruar. Ajo e di si jam. E di si i bëj veprimet e jam koshient për atë që e bëjë. Edhe unë po mërzitem qe s’jam afër saj. Ajo i di të gjitha dhe nuk kthehet mbrapsht. Ajo është lumturia ime”, tha Mevlani.

Ndërkohë, produksioni shfaqi edhe një reagim të Orit drejtuar Mevlanit.

“Jam shumë mirë. Sigurisht që do të isha prekur. Kam mbështetjen e familjes dhe shoqërisë. Unë i besoj njeriut tim të zemrës dhe të mos shqetësohesh për çka ndodh jashtë. Koha është gjykatësi më i mirë i gjërave. Faleminderit dhe të dua shumë”, ishte reagimi i Orit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat