Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur në “Interaktiv” të KTV-së, nëse këto janë zgjedhjet e fundit për këtë vit.
Kurti tha se nuk e dinë, por shtoi se beson që janë të fundit për vitin 2026.
Madje, ai tha se të gjithë po e pranojnë që këto zgjedhje kanë qenë të panevojshme.
“Nuk mund ta dimë, por besoj që po. Nuk kanë qenë të nevojshme këto zgjedhje dhe që të gjithë e pranojnë sepse këto janë zgjedhje të përsëritura, për ta konfirmuar këtë ne e morëm numrin e njëjtë 116”, ka thënë ai.
Tutje, i pyetur nëse kjo e rrezikon demokracinë për shkak se “ai do të kontrollonte gjithçka”, Kurti tha se më mirë mbi 60% sesa të përsëriten zgjedhjet.
Kjo pasi Kurti theksoi se dëmi është më i madh me zgjedhje të përsëritura.
“Pakrahasueshmërisht më shumë dëm për shtetin tonë janë këto zgjedhje të përsëritura, sesa një subjekt politik të marrë mbi 60% atëherë kur blloku opozitar keqpërdor një aktgjykim nga e kaluara e Gjykatës Kushtetuese, thuajse se kanë pasur motiv ta shkruajnë e jo ta interpretojnë atë kuorumin prej 80 vetave në sallë, kur dihet që 61 vota duhet në sallë. Feride Rushiti i mori 63 vota, Kosova president ka, por kuorum nuk kishte”, ka thënë ai.



