Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo (1949–2017), i lindur më 27 prill 1949, i cili do të mbushte 77 vjeç, mbetet një nga figurat më përfaqësuese të muzikës shqiptare, me një krijimtari që ka shoqëruar për dekada jetën artistike dhe kinematografinë kombëtare.
Me një stil absolut të tijin, ku ndërthuren ndjeshmëria me motivet identitare shqiptare, Lalo krijoi kolona zanore që jo vetëm i dhanë emocion të jashtëzakonshëm filmave, por u kthyen në pjesë të kujtesës sonë kolektive.
Veçanërisht në muzikën e filmit, ai solli një qasje të re artistike, duke ndërtuar një gjuhë të dallueshme atipike dhe drithëruese e cila ka mbetur referencë edhe sot. Breza të tërë janë rritur me tingujt e filmave që ai ka kompozuar, duke e bërë veprën e tij të pandashme nga historia e kinemasë shqiptare.
Kompozime në filma:
“Tingujt e harresës” (1996) (TV)
“Historiani dhe kameleonët” (1989)
“Treni niset më shtatë pa pesë” (1988)
“Dy herë mat” (1986)
“Fjalë pa fund” (1986)
“Të shoh në sy” (1985)
“Asgjë nuk harrohet” (1985)
“Fushë e blertë fushë e kuqe” (1984)
“Era e ngrohtë e thellësive” (1982) (TV)
“Një vonesë e vogël” (1982)
“Shi në plazh” (1982)
“Shtëpia jonë e përbashkët” (1981)
“Thesari” (1981)
“Nusja” (1980)
“Një gjeneral kapet rob” (1980)
“Gëzhoja e vjetër” (1980)
“Vajzat me kordele të kuqe” (1978)
“Tomka dhe shokët e tij” (1977)
“Dimri i fundit” (1976)
“Emblema e dikurshme” (1976) (TV)
Ja pse trashëgimia e tij muzikore vijon të jetojë, duke mbetur një pikë referimi për artin shqiptar dhe një burim frymëzimi për brezat e rinj. /atsh



