spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
14:15
HomeKosovaBE thirrje politikës kosovare: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa...

BE thirrje politikës kosovare: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më shpejt institucionet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian vlerëson se është në interes të Kosovës që sa më parë të formojë institucionet e saj.

“Ne nuk do të komentojmë çështjet e brendshme të Kosovës, sikurse nuk i komentojmë as për cilindo vend tjetër partner. Ajo që mund të them është se gjithsesi është në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj. Kjo është e rëndësishme për arritjen e reformave evropiane dhe për të lëvizur përpara në këtë rrugëtim“, ka thënë Guillaume Mercier, zëdhënës i BE-së për çështje të zgjerimit, duke u përgjigjur në pyetjes nëse dështimi i katërt me radhë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka pasoja në raportet e Kosovës me BE-në.

- Advertisement -

Ai ka nënvizuar edhe rëndësinë që kjo ka për përfitimet e Kosovës nga Plani i Rritjes i BE-së.

“Është e rëndësishme edhe për çështje të tjera siç është Plani i rritjes. Siç e dini, na duhet që të kemi Kuvendin e Kosovës të konstituar në mënyrë që të vazhdojmë punën në këtë drejtim po ashtu“.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat