spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
10:44
HomeKosovaBerisha: Haxhiu nuk i plotëson as kriteret bazë për drejtimin e Kuvendit

Berisha: Haxhiu nuk i plotëson as kriteret bazë për drejtimin e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Teksa u shënua edhe dështimi i nëntë i konstituimit të Kuvendi, Berisha tha se kandidatja e LVV-së për  krye-parlamentare, Albulena Haxhiu nuk i plotëson kushtet për një post të tillë.

- Advertisement -

Ai shtoi se përmes formave të ndryshme nga kjo parti po synohet qeverisje nga një parti e vetme.

“Personi nuk i përmbush kriteret për të qenë krye-parlamentare që prapë duhet ta ketë një rol të balancuar mes partive, sepse ka nisur një lloj radikalizmi duke pretenduar se ata e kanë të drejtën absolute të qeverisjes. Zonja e propozuar për krye-parlamentare nuk i ka as kriteret bazë për të qenë drejtuese e Kuvendit e as nuk e fuqinë intelektuale, karakterin e integritetin profesional për të drejtuar Kuvendin“, tha ai, përcjell Gazeta10.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat